Hajdari zgjidhet kreu i Shoqatës së Prokurorëve. Ina Rama: Jo kompromis me krimin
TIRANE-Këshilli i Prokurorisë zgjodhi në mbledhjen e sotme Shkëlqim Hajdarin si kryetar të Shoqatës së Prokurorëve në vend.
Hajdari aktualisht është kreu i Prokurorisë së Gjykatës së Apelit.
Në mbledhjen e Këshillit të Prokurorëve, kryeprokurorja Ina Rama u bëri thirrje prokurorëve që të mos tolerojnë krimin të mos bëjnë kurrë kompromis me të.
“Zero kompromis ndaj krimit, ta luftojmë fort atë”.
Ina Rama u kërkoi prokurorëve më shumë përgjegjshmëri në punën e tyre të përditshme.
“Duhet të luftoni fort krimin. Kemi rezultate të mira, por ka vend për përmirësime. Ndaj është vendi për t`i drejtuar një thirrje të gjithë prokurorëve për përgjegjshmëri më të lartë”, deklaroi Kryeprokurorja e Përgjithshme.
(d.b/BalkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: Hajdari zgjidhet kreu i Shoqatës së Prokurorëve. Ina Rama: Jo kompromis me krimin