Durres shkaterrohen ndertimet pa leje

Inspektoriati ndërtimor në bashkinë e Durrësit nisi sot aksionin për prishjen e ndërtimeve pa leje që kanë nisur rishtaz.
Për shkak të mosfunksionimit të institucioneve vendore dhe qendrore gjatë fushatës dhe zgjedhjeve, në shumë zona të qytetit pati tentativa për të nisur ndërtime pa leje, kryesisht shtesa pallatesh.
Inspektorët e bashkisë kanë verifikuar dhjetra raste dhe sot në një nga lagjet e qytetit nisi shkatërrimi i ndërtimeve pa leje.
Gjobitet bashkia e Korcës
Bashkia e qytetit të Korcës është gjobitur për cmontimin e monumentit të Luftëtarit Kombëtar.
Drejtoria e Monumenteve të Kulturës ka penalizuar institucionin e bashkisë me 50 mijë lekë për shkak se ajo ka ndërhyrë në një prej objekteve në varësi të kësaj drejtorie.
Monumenti i Luftëtarit Kombëtar është cmontuar dhe magazinuar në një prej ambienteve të bashkisë së qytetit si pasojë e zbatimit të masterplanit për qendrën e Korcës.
Ky veprim, i panjoftuar më parë, që në krye të herës ka ngjallur reagimin e Drejtorisë së Monumenteve të Kulturës.
Monumenti i punuar nga Odise Paskali numëron plot 4 zhvendosje prej vitit 1932, kur është vendosur për herë të parë në qendër të qytetit.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga socialja Nis shitja e teksteve
Paketat e teksteve shkollore për ciklin parauniversitar kanë nisur të shiten pranë ambienteve të shkollave.
Nikolla: Kuvendi të diskutojë cështjen e minatorëve
Konfederata e Sindikatave u bën apel deputetëve të diskutojnë çështjen e minatorëve në seancën e sotme plenare. Serbia: Të shtyhet regjistrimi
Serbia mbështet shtyrjen e regjistrimit në Shqipëri për shkak të komunitetit serb që konsiderohet se jeton në shtetin shqiptar. Dalipi: Ndal shkarkimeve në bashki
Kryetari i grupit të këshilltarëve socialistë në Bashkinë e Tiranës, Aldrin Dalipi, në një deklaratë për median, ka kërkuar me shqetësim ndaljen e të gjitha veprimeve të paligjshme që po ndërmerren në Bashkinë e Tiranës për pushimin nga puna të dhjetra punonjësve të specializuar në fushat e tyre. Shembet pallati katër katësh
Një pallat katër katësh, i ndërtuar gjatë këtyre muajve të fushatës, në zonën e Kombinatit, nga pronarët e tokës, sot i është nënshtruar fadromave të policisë bashkiake.
Lajmet kryesore
Kuvendi, nis sesioni i ri
Ruci: Berisha, përgjegjës për vjedhjen e zgjedhjeve
Rama: PS, lidershipi i integrimit
Prokuroria, hetim kabllogramëve
"Vizita e Pivetti-t në Vlorë, e papranueshme"
Nis shitja e teksteve