Festivali i Pogradecit cmimi i pare shkon ne Greqi

Përfundoi festivali Ballkanik i filmit me metrazh të shkurtër,që u zhvillua për një javë rresht në qytetin e Pogradecit. Çmimin e parë të këtij festivali e morri filmi “Aromë nga Kostandinopoja” i rregjisorit grek Tasos Bulmetis. Çmimin special të festivalit e morri filmi “Treni”i rregjisorit bullgar Pavel Vesnakov, çmimin e jurisë filmi “Një natë e Mbrekullueshme” e rregjisorit kroat Arsen Ostojiç.
Filmi i shkurtër më i mirë u shpall filmi “Si qeni në vreshta” me rregji të kosovarit Faton Bajraktari, ndërsa dokumentari më i mirë u shpall “Kinemaja komuniste” me rregji të serbit Mila Turajliç. Në këtë festival konkuruan 60 filma e dokumentarë dhe artistikë, prodhime të artistëve të 9 vendeve të Ballkanit. Ndërsa dita e fundit e festivalit i përkiste filmit shqiptar.
“Filmi ka bërë premierë në Tiranë në fund të majit por është festivali i parë shqiptar në të cilin merr pjesë. Është veçantë për nga forma e skenari, ka lojën e aktorëve, ngjyrat, montazhin”-tha Bujar Alimani, Regjisor.
Festivali u ndërthur edhe me një konkurim të artit të kulinarisë nga 9 vendet pjesëmarrëse ku çmimin e mori guzhina pogradecare.
Jorgjeta Gjançi