Kuvendi nis sesioni i ri

Nis punimet sesioni i ri parlamentar shqiptar këtë herë me praninë e deputetëve të opozitës.
Seanca e sotme po ndiqet edhe ambasadori amerikan Aleksandër Arvizu, si dhe diplomatë të tjerë të akredituar në vendin tonë.
"Të gjithë jemi betuar para Kushtetues që të punojmë në të mirë të kombit. Ju uroj të punë të mbarë të gjithëve", tha kryetarja e kuvendit Topalli në hapje të seancës.
Sipas Topallit, kuvendin e pret axhenda e integrimit, ndërsa sesioni që do të zhvillohet në këto muaj është tepër i rëndësishëm.
Në fjalën e saj Topalli kujtoi edhe deputetin e ndjerë Gëzim Dibra, i cili u nda nga jeta pak javë më parë për shkak të një sëmundjeje të rëndë, duke i Regjimi juaj zoti kryeministër, është i denjë për t'u quajtur i tillë. Ju zoti kryeministër sfiduat trupin diplomatik, vetë OSBE-ODIHR-in, por arroganca kete radhe sfidoi edhe demokracinë dhe shtetin ligjor
Gramoz Ruci
Kryetari i grupit te PS-se ftuar deputetët që të mbanin një minutë heshtje në nderim të tij.
Pas pershendetjes se Topallit, fjalen e mori kreu i grupit kuvendor socialist, Gramoz Ruci, i cili qe në fillim theksoi se nuk eshte momenti për t'u krenuar, pasi tashme jane regjistruar zgjedhje të vjedhura, përgjegjësia për të cilat bie mbi kryeministrin Sali Berisha.
"Jam i bindur se ne, opozita, lideri i saj, bëmë gjithcka që ishte në dorën tonë për të garantuar standarde demokratike, ndaj dështimin nuk e ndajmë dot të gjithë, pasi ai i takon Berishës dhe qeverisës së tij", tha Ruci.
Kreu i deputetëve socialistë, Ruci përmendi raportin e OSBE-ODIHR, sipas të cilit vendi mbeti në klasë dhe mesazhi ishte shumë i qartë.
"Regjimi juaj zoti kryeministër, është i denjë për t'u quajtur i tillë. Ju zoti kryeministër sfiduat trupin diplomatik, vetë OSBE-ODIHR-in, por arroganca kete radhe sfidoi edhe demokracinë dhe shtetin ligjor. Në Tiranë humbësi u bë fitues me vota të vjedhura. Votat dolën vetëm nga xhepi i pushtetit për të vjedhur mandatin e fituesit të Tiranës", tha Ruci.
Numri një i deputetëve socialistë tha se të gjithë ata që kryen manipulimin e zgjedhjeve nuk do të jenë gjithnjë të pandëshkueshëm nga ligji.Sipas tij drejtësia nuk e kaloi provën e paanshmërisë,pasi vendimet e KQZ-së dhe të Kolegjit Zgjedhor u nënshkruan në zyrën e kryeministrit të vendit.
Kuvendi
Rama: PS, lidershipi i integrimit
Kuvendi, nis sot sesioni i ri
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga politika Prokuroria, hetim kabllogramëve
Pas stuhisë mediatike që shkaktoi publikimi i kabllogramëve te Ambasades Amerikane, vihet në lëvizje edhe organi i Prokurorisë. Berisha: Opozita të jetë pjesë e reformave
Kryeministri Sali Berisha deklaroi se në dy vitet e ardhshme do të arrihen reformat kryesore të vendit, ndërsa ftoi opozitën që të jetë pjesë e tyre. "Vizita e Pivetti-t në Vlorë, e papranueshme"
Në pritje të mbërritjes së notarit Massimo Voltolina në qytetin e Vlorës, organizatorja e aktivitetit ish- parlamentarja italiane, perfaqesuese e Lega Nord, Irene Pivetti eshte takuar me drejtuesit lokale si dhe perfaqesuesit e Dhomes se Tregtisë së Vlorës.
Politikanët lapangjozë dhe kabllogramet e Kamorras
Mentor Kikia - Në fshatin tonë me emrin Shqipëri ka plasur “gallatë” e madhe. Çdo ditë media shkund thesin e “WikiLeaks”, i cili çdo herë nxjerr të dhëna të reja. Tabulatet e Shkëlzenit në Prokurori
Andrea Stefani - Rikthehen përsëri dyshimet se punishtja misterioze e Gërdecit ka qenë biznes i drejtuar në prapaskenë nga Shkëlzen Berisha, djali i Kryeministrit.
Lajmet kryesore
Rama: PS, lidershipi i integrimit
“Në kuvend për të denoncuar dhe luftuar korrupsionin”
Prokuroria, hetim kabllogramëve
"Vizita e Pivetti-t në Vlorë, e papranueshme"
Nis shitja e teksteve