E Shtunë, 31 Tetor 2026

Durrës, shkrumbohet një banesë nga zjarri

 Banorët e një kati më sipër u bllokuan nga tymi dhe e patën të vështirë të dilnin prej andej. Forcat zjarrfikëse shkuan në vendin e ngjarjes, ku nisën menjëherë punën për shuarjen e flakëve.

Fillimisht, të ndihmuara edhe nga forcat e rendit, u evakuuan banorët nga kati i katërt dhe i pestë i pallatit dhe më pas nisi puna për shuarjen e flakëve. Tashmë zjarri është shuar dhe fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar në njerëz, përveç problemeve të vogla nga tymi.

Shkak i zjarri dyshohet të jetë një bombol gazi, teksa banesa është djegur plotësisht. Forcat zjarrfikëse shkuan me vështirësi tek banesa e djegur për shkak të rrugicave tejet të ngushta dhe makinave të parkuara vend e pa vend. /Start/

                                                                                             2012-03-14 08:51
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›