OKB: Të hiqet “Komedia Hyjnore”, fyen Profetin Muhamed

Grupi i studiuesve këshillimorë në OKB, i quajtur Gherush 92, është një zë me rëndësi në këtë Organizatë, për shkak se këshillat e tyre në të shumtën e rasteve kthehen në projekte. Presidentja e këtij grupi, Valentina Sereni, deklaroi për mediat ndërkombëtare se “vepra epike e Dantes është ofensive dhe diskriminuese, e për këtë arsye nuk ka vend për të në shkollat moderne”.
Në këngën XXVIII të Ferrit, tek vepra Komedia Hyjnore, Profeti Muhamed (s.a) është përshkruar si përçarës dhe Islami si një herezi. “Profetit vetë iu dha një dënim i tmerrshëm; duke ia ndarë trupin nga mjekra deri në pjesën e pasme, në atë mënyrë që zorrët t’i varen nga këmbët, imazh që fyen kulturën islamike. Ndërsa Aliut, pasardhësi i Muhamedit, e ka të çarë kokën nga mjekra deri te flokët. Fyerja është më e dukshme, pasi trupi i çarë dhe i gjymtuar i Muhamedit është krahasuar me një fuçi të thyer, vetë fuçia është objekt që mban verën, që është e ndaluar nga kultura islame”, tha më tej Sereni.
Ajo shton se me përshkrimin e figurës së Muhamedit janë përdorur terma vulgarë dhe imazhe të tmerrshme që janë lënë jashtë përkthimit në gjuhën arabe, të cilën e ka bërë Hassan Osman, një filolog i njohur, pasi këto konsideroheshin si vepër penale. Ajo deklaron gjithashtu, se vepra ka përmbajtje të theksuar antisemite.
“Kënga XXXIV, është pjesë e këtij studimi që kemi bërë ne. Personazhi dhe përcaktimi Judës dhe judejve janë pjesë integrale e kulturës së krishterë. Domethënia negative e judaizmit ka përfshirë të gjithë popullin hebre. Juda i Dantes është përfaqësimi i Judës te Ungjillit, burim i antisemitizmit”, vijon Sereni. “Në këngën XXIII Dante dënon Sinedrion që, sipas të krishterëve, i bëri komplot Jezusit, dënon Caifas, Annën dhe Farisejtë, të gjithë këta marrin të njëjtin dënim: për shembull Caifas është lakuriq dhe i kryqëzuar në tokë, në mënyrë që të dënuarit e tjerë ta shkelin me këmbë”, shpjegon Sereni. /Start/
2012-03-14 08:52