E Diel, 1 Nëntor 2026

Ngërçi në KLD, ngec procesi për Bandën e Durrësit

Një ditë më parë, dështoi gjyqi në Gjykatën e Apelit për Krimet e Rënda ndaj Bandës së Durrësit, për shkak se avokatët mbrojtës, kanë kërkuar largimin e trupës gjyqësore të përzgjedhur, për shkak se pretendojnë se kanë trajtuar më parë çështje që kanë të bëjnë me këtë bandë.

 Në këtë situatë, kjo Gjykatë nuk ka më gjyqtarë për këtë çështje, pasi edhe pjesa tjetër e gjyqtarëve është konsumuar në këtë proces, çka e bën të domosdoshme ndërhyrjen e KLD-së.

 Në bazë të ligjit, KLD-ja duhet të ndërhyjë në këtë rast për të zgjedhur trupën gjyqësore zëvendësuese. Duke qenë se KLD-ja ka mbetur pa nënkryetar, i cili merret me vendimet administrative dhe organizimin e këtij institucioni, atëherë çështja do të mbetet e pazgjidhur deri në përzgjedhjen e nënkryetarit të ri, çka do të thotë se procesi gjyqësor për të pandehurit e Bandës së Durrësit, do të zvarritet.

Procesi i bandës së Durrësit zgjati rreth 4 vite gjykimi në shkallën e parë dhe 16 të pandehurit dhe prokuroria kanë ankimuar vendimin. /Start/

                                                                                             2012-03-14 09:17
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›