“Lufta” e vjedhësve ndaj kompanisë CEZ

Me anë të një njoftimi, CEZ Shpërndarje, tërheq vëmendjen e publikut dhe medias në lidhje me një problem shumë serioz dhe alarmues, siç është vjedhja e aseteve të shpërndarjes të energjisë.
“Vetëm në dy ditët e para të kësaj jave janë vjedhur përcjellëset e neutrit nga dy kabinat që furnizojnë me energji zonën e Fushës së Aviacionit. Vjedhja e përcjellësve të neutrit nga kabinat Izraeliti 1 dhe Izraelit 2 ka çuar në rritjen e menjëhershme të tensionit të energjisë, dhe kjo ka sjellë dëmtimin e elektroshtëpiakeve të disa prej banorëve të kësaj zone”, thekson kompania.
CEZ Shpërndarje sqaron konsumatorët se në lidhje me pretendimet për dëmtime të shkaktuara nga cilësia e furnizimit me energji elektrike, ata mund t’ju drejtohen një nga 43 Qendrave të Kujdesit ndaj Klientit, që kompania ka ngritur në të gjithë Shqipërinë, për të qenë sa më pranë klientëve të saj. CEZ Shpërndarje i shqyrton me kujdes, dhe kryen kontrolle në terren, në lidhje me ankesa për dëmtime të shkaktuara nga cilësia e furnizimit me energji, dhe në bazë të gjetjeve në terren merret një vendim, për të cilin klienti njoftohet brenda afateve ligjore, sic janë shprehur në kontratën e energjisë.
Që nga janari i 2011 deri më sot kompanisë i janë vjedhur 108 transformatorë, 9 km kabëll, 33501 kg përcjellës bakëri, 768 m shirit bakëri, dhe 3580 kg përcjellës çeliku. Autorët e këtyre vjedhjeve jo vetëm i kanë shkaktuar kompanisë një dëm të konsiderueshëm financiar, por edhe kanë lënë komunitetet përkatëse dhe klientët e rregullt të CEZ Shpërndarje pa energji elektrike, duke cuar keshtu në dëmtime të elektroshtëpiakeve të banorëve të këtyre komuniteteve, si në rastin e mësipërm.
“Në luftën kundër këtij fenomeni negativ, CEZ Shpërndarje po përdor të gjitha mjetet që disponon, por këto përpjekje nuk mund të sjellin zgjidhje pa ndihmën e organeve të rendit dhe institucioneve përkatëse, si dhe të komunitetit dhe klientëve të kompanisë. E vërteta është se, vjedhjet e këtyre aseteve nuk dëmtojnë vetëm kompaninë, por edhe familjet shqiptare, biznesin privat si edhe autoritetet lokale, pasi këto vjedhje ndikojnë drejtëpërdrejtë në cilësinë e shërbimit dhe planin e investimeve”, thuhet më tej. /Start/
2012-03-13 20:29