Wenger: Nuk tërhiqem nga Arsenali

Trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger, është i bindur se përfundimi i sezonit pa asnjë trofe nuk do ta detyrojë atë të largohet nga Emirates.
Topçinjtë janë eliminuar nga Liga e Kampionëve, Kupa FA dhe Kupa e Ligës, ndërsa aktualisht gjenden pesë pikë prapa Manchester Unitedit në garën për titullin e Premier Ligës.
“Ju pyetni për përkushtimin tim? Kur unë nënshkruaj një kontratë unë e respektoj atë. Nëse shikoni se çfarë kemi bërë këtë vit, kjo meriton mjaft lëvdata”.
“A ka mundur dikush ta parashikojë se ku jemi tani, para Chelseat dhe Man Cityt dhe jemi në garë për titull? Askush”.
“Ne duhet të jemi krenarë për atë që kemi bërë deri më tani. Ndërsa le t`i lëmë njerëzit të flasin, ndërsa na lejoni neve ta kryejmë punën tonë”, ka thënë Wenger.