E Shtunë, 31 Tetor 2026

Durrës, stuhia shkakton vonesa në ardhjen e trageteve

Për këtë arsye, gjatë ditës së sotme, tragetet do të mbërrijnë me disa orë vonesë.

Disa peshkarexha janë gjysmë të përmbytura, ndërsa deti sot është i trazuar me forcë 4-5 ballë. Më shumë dëmtime kanë patur bizneset e vogla të instaluara në shëtitoren "Taulantia". Era e fortë ka shkëputur pjesë metalike të lokaleve të shitjes së suvenireve si dhe të lodrave, në një gjatësi prej 500-600 metra.

Stuhia ka shkatërruar edhe tendat e disa bareve dhe restoranteve në bregdet. Burimet e kapitenerisë shtuan se sot paradite pritet të mbërrijnë katër tragete nga porti i Barit, por vonesat e shkaktuara nga deti i trazuar arrijnë nga 2-4 orë. /Start/

                                                                                             2011-12-16 09:56
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›