E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ekonomia botërore, FMN: E zymtë, nevojiten masa urgjente

SHBA- Ekonomia botërore është në një fazë të zymtë dhe duhen marrë masa urgjente për daljen nga kriza financiare që ka prekur tregjet botërore. Kështu është shprehur shefja e Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), Christine Lagarde në Departamentin e Shtetit në Uashington.

Ndër të tjera Lagarde ka deklaruar se nevojiten veprime nga të gjitha shtetet për ta përmirësuar situatën e krijuar, duke nisur që nga Europa me krizën e saj të borxheve dhe euros. Pasi sipas saj asnjë ekonomi në botë nuk është imune ndaj krizës ekonomike.

Sipas saj nëse problemet nuk trajtohen me vendosmëri, ekonomia globale mund të ballafaqohet me rreziqet që çuan botën drejt Depresionit të Madh të vitit 1930, që e çuan botën drejt rrenimit financiar.

No related posts.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›