Shkup, KiE: Shqiptarët dhe maqedonasit thellësisht të ndarë në vija etnike
Maqedoni- Shqiptarët dhe maqedonasit nuk kanë asnjë bashkëveprim mes tyre, duke qendrrar të ndarë në linja etnike. Në këtë kuadër Këshilli i Evropës (KiE), ka rekomaduar që të merren masa urgjente, në raportin e saj monitories.
Shoqëria në Maqedoni mbetet thellësisht e ndarë në linja etnike, ndërsa dy grupet kryesore etnike, shqiptarët dhe maqedonas jetojnë paralelisht përballë njëri tjetrit pa interaksione midis tyre. Kjo ekzistencë paralele vërehet kryesisht në arsim, media, partitë politike dhe në sferat e tjera të jetës, theksohet në raportin e KiE-së.
Në raport thueht gjithashtu se mungesa e dialogut ndëretnik ka qenë ajo që ka sjellë paragjykime dhe tensione kundrejt popullit shqiptar.
Nga ana tjetër edhe pse sipas raportit shteti maqeodnas po punon në drejtim të respektimit të Konventës për mbrojtjen e të drejtave të komuniteteve dhe po implementon Marrëveshjen e Ohrit, sërish këto marrëdhenie mes shqiptarëve dhe maqedonasve është evidente.
Në Maqedoni, duke iu referuar raportit të KiE-së, nga 341 shkolla, vetëm në 59 prej tyre mësimi zhvillohet me klasa ku ka edhe shaiptar edhe maqedonas. Kurse në 15 shkolla mesimi zhvillohet në tre gjuhë. Kështu që sipas raportit duhen marrë masa për aktivitete të përbashkëta që të mundësojnë komunikimin ndëretnik mes shqiptarëve dhe maqedonasve.
Një tjetër pikë në raport është edhe përfaqësimi i shqiptarëve në administratën e vendit, ku vërehet se ai edne nuk është në nivelin e përqindjeve të duhura.
KiE-ja gjithashtu bën vërenjte e saja për të drejtat e shqiptarëve që nuk kanë shtetësinë maqedonase. Mesohet se ende ky raport i KiE-së nuk është raportuar nga mediat në Maqedoni, madje as shoqëria civile dhe as autoritet qeveritare nuk janë prononcuar ende lidhur me këto të dhëna.
No related posts.