E Shtunë, 31 Tetor 2026

FMN: Perspektiva e ekonomisë botërore, e zymtë

WASHINGTON - Shefja e Fondit Monetar Ndërkombëtar, Christine Lagarde tha se perspektiva e ekonomisë botërore është e zymtë dhe nevojiten veprime agresive dhe të shpejta nga të gjitha shtetet për të përmirësuar gjendjen.

Duke folur në Washington, në Departamentin e Shtetit, shefja e FMN-së paralajmëroi se nëse problemet nuk trajtohen me vendosmëri, ekonomia globale mund të ballafaqohet me rreziqet që çuan botën drejt “Depresionit të Madh“ të vitit 1930.

Lagarde tha se nuk ka asnjë ekonomi në botë që mund të krijojë imunitet ndaj krizës

(er.nu/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›