E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sulm me arme ne nje baze ushtarake detare ne Uashington

Të paktën katër persona mbetën të vrarë dhe 12 të tjerë të plagosur, pas dy persona të armatosur me armë automatike hapën zjarr në një bazë ushtarake të marinës amerikane në Uashington.
Dy atentatorët, të cilët sipas raportimeve të fundit (ora 18.15) besohet se u qëlluan të dy për vdekje nga trupat policore, qëlluan në mënyrë joselektive mbi turmën e punonjësve gjatë mëngjesit të së hënës.
Njëri prej atentatorëve u identifikua si një punonjës 50-vjeçar i bazës, i cili së fundmi kishte marrë një letër në të cilën informohej se “statusi i tij i punësimit” do të ndryshonte.
Identiteti i atentatorit të dytë është ende i paqartë.
Megjithatë, njohja e 50-vjeçarit si një punonjës i bazës bën që të hetuesit të përqendrohen gjithmonë e më shumë tek pista e një hakmarrje personale dhe jo tek ajo e terrorizmit, e raportuar fillimisht nga disa media amerikane.
Midis të plagosurve, tre prej tyre u transportuan në një spital të Uashingtonit me urgjencë në gjendje të rëndë.
Të plagosurit në gjendje kritike janë identifikuar si një dy civile dhe një polic.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›