E Diel, 1 Nëntor 2026

Durrës, tatimet kontroll për kasat fiskale, mbyllin 6 subjekte

DURRËS- Vijon kontrolli i drejtorisë tatimore në qytetin e Durrësit, e cila në 6 muajt e fundit ka bllokuar aktivitetin e 4 subjekteve për mospërdorim të kasës fiskale. Kontrollit i janë nënshtruar jo vetëm dyqanet, por edhe lokalet e restorantët.

“Për subjektet që nuk kanë përdorur kasën fiskale dhe kanë marrë dy penalitete, në rastin e tretë sic është ky rasti i sotëm, i bëhet bllokimi i aktivitetit për një afat 6 muaj”,- drejtor i tatimeve ne Durrës, Shkëlqim Fortuzi

Tattimorët e Durrësit shprehen se subjektet që do të rinisin sërish aktivitetin pas vendimit për bllokim, do tu konfiskohen mallrat dhe për pronarët do ketë kallëzim në Prokurori.
(e.m/NEWs/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›