Imami takon komandantin e Forcave te Sigurise se Kosoves
Ministri i Mbrojtjes i Republikës së Shqipërisë, z. Arben Imami, priti këtë të enjte në ambjentet e Ministrisë së Mbrojtjes, komandantin e Forcave të Sigurisë së Kosovës (FSK), gjeneral lejtnant Sylejman Selimi, i cili ndodhet në vendin tonë për një vizitë dy ditore.
Gjatë takimit të veçantë që ministri Imami rezervoi për kreun e FSK-së, gjeneral lejtnant Selimi, shprehu gatishmërinë dhe vendosmërinë që shteti shqiptar dhe në veçanti Forcat e Armatosura Shqiptare do të vazhdojnë të japin për Forcat e Sigurisë së Kosovës, me qëllim integrimin e tyre në strukturat euro-atlantike.
Gjithashtu gjatë takimit theksi u vu mbi rëndësinë dhe rolin që luajnë sot Forcat e Sigurisë së Kosovës në rajon e më gjerë.
Gjeneral lejtnant Sulejmanit dhe delegacionit që e shoqëron në vendin tonë, iu rezervua një pritje edhe nga shefi i Shtabit të Përgjithshëm, gjeneral brigade Xhemal Gjunkshi, takim ky i cili pas pritjes ceremoniale në ambjentet e MM, u zhvendos në zyrën e shefit të Shtabit të Përgjithshëm.
Gjatë takimeve u biseduan për forcimin e marrëdhënieve dy palëshe midis Forcave të Armatosura Shqiptare dhe Forcave të Sigurisë së Kosovës, si një domosdoshmëri e pashmangshme.