Reagimi zyrtar Makina me te cilen u kap Shullazi nuk qe e Kuvendit
Policia e Shtetit ka përgënjeshtruar lajmin e publikuar nga disa media se automjeti me të cilin është kapur Emiljano Shullazi, të jetë në pronësi të Kuvendit të Shqipërisë.
Njëherësh ka ardhur edhe reagimi i Kuvendit, i cili ka sqaruar se automjeti u ishte kthyer rezervave të shtetit dhe se nuk përdorej më nga ky institucion.
Sipas sqarimit të Drejtorisë së Policisë së Tiranës në lidhje me automjetin tip Benz me targë TR.2703 L, i përdorur gjatë momenteve të kapjes në flagrancë për armëmbajtje pa leje të shtetasit Emiljano Shullazi, ky automjet nuk është pronë e Kuvendit të Shqipërisë, pasi më datë 19 Shtator 2011 shtetasi Besnik Dogushi, ka blerë këtë automjet me ankand nga drejtoria e Përgjithshme e Rezervave të Shtetit.
Po sipas të njëjtit njoftim, gjatë deklarimeve të dhëna në polici, Besnik Dogushi thekson se automjetin me targë TR.2703 L e ka lënë për ta shitur në servisin e Mercedez Benz në Laprakë dhe më pas këtë automjet e ka blerë në këtë servis, Emiljano Shullazi, pa kryer ende veprimet ligjore për ndërrimin e pronësi.
Shullazi u arrestua mbrëmjen e martës bashkë me mikun e tij Gilmando Dani, pasi iu gjet një pistoletë dhe maska.
Shullazi është arrestuar disa herë në 10 vitet e fundit dhe ndonëse është akuzuar për krime të rënda, dënimi që ka shlyer ka qenë minimal.