E Shtunë, 31 Tetor 2026

Durrës, temperaturat e larta, mbajnë pushuesit në plazhe

DURRËS- Fundjava e dytë e shtatorit ka shënuar një numër të pazakontë pushuesit në plazhin e Durrësit, çka lidhet me temperaturat mjaft të larta të ajrit, krahasuar me mesataren stinore.

Mesditën e së shtunës termometri shënonte në Durrës 34 gradë celsius dhe në plazhin tradicional, në jug të qytetit, pushuesve i janë shtuar edhe familjarë nga Tirana apo qytete të tjera përreth.

“Zakonisht në këtë periudhë të vitit i heqim çadrat dhe fillojmë të magazinojmë ndenjëset, thotë Besimi, i cili menaxhon një plazh privat në sektorin “Apollonia”. Prej shumë vitesh moti nuk ka qenë kaq i nxehtë në shtator dhe duket se në fund të sezonit po kemi më shumë punë se në fillim të muajit gusht”, vijon ai.

Shirat e fundit kanë rënë në fund të muajit korrik dhe megjithë paralajmërimet e herëpasherëshme për prishje të motit, në Durrës njerëzit veçanërisht në fundjavë i drejtohen plazheve.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›