E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përrenjas, aksident në minierë, 1 i vdekur dhe 1 i plagosur

Kishin shkuar për të nxjerrë krom në minierë por rrëzohen nga lartësia. Ngjarja e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në minierën e Katjelit në Përrenjas ku Dashamir Legini 29 vjeç dhe Edison Myftari 18 vjeç nga ky fshat ku ndodhet miniera kishin shkuar atje për të nxjerrë krom por kjo ka qënë fatale për njërin prej tyre.
 

Ata janë rrëzuar nga një lartësi në minierë dhe për pasojë ka gjetur vdekjen e menjëhershme 29-vjeçari Legini dhe është plagosur 18-vjeçari Myftari ku ky i fundit është dërguar në spital ku po merr edhe ndihmën mjekësore.
Ndërkohë policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›