E Diel, 1 Nëntor 2026

Uashington, evakuohen pasagjerët në "Dullas" pas një alarmi fals për bombë

UASHINGTON- Pasagjerët e aeroportit "Dulles" të Uashingtonit u evakuuan dje në mbrëmje pas zbulimit të një objekti të dyshimtë, një ditë para ceremonive përkujtimore me rastin e 10-vjetorit të sulmeve të 11 shtatorit, deklaroi për AFP-në një zëdhënës i aeroportit.

Një objekt i dyshimtë u zbulua gjatë natës pranë një kontenitori, duke çuar në evakuimin e zonës, saktësoi zëdhënësi, Robert Yingling.

Alarmi u anulua katër orë më vonë, pasi skuadrat antiminë të policisë verifikuan se pakoja e vendosur në kontenitor nuk kishte lëndë plasëse, shtoi ai.Aeroporti qëndroi i hapur gjatë operacioneve të forcave të policisë, sipas të njëjtit burim.
(m.a/ata/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›