Durrës, tentohet falsifikimi i pasaportave

Pasaportë biometrike
Durrës Policia ka konstatuar se tre persona kanë aplikuar për pasaportë biometrike me dokumente false.
Pas kësaj, policia ka nisur procedimin penal ndaj B.D, 49 vjeç, nga Tirana. Gjatë aplikimit për pasaporte biometrike në Tiranë ky shtetas ka paraqitur pranë qendrës së aplikimit, dokumente të rreme. Ai ka përdorur gjeneralitetet e një shtetasi, i cili kishte aplikuar për pasaportë në Durrës. Po ashtu G.D, 18 vjeç, nga Durrësi dhe Dh.M, 40 vjeç po nga Durrësi kanë paraqitur të dhëna të rreme gjatë procedurës së aplikimit për pasaportë.
Për këto raste policia ka kryer veprimet procedurale dhe i ka kaluar materialet Prokurorisë së Durrësit për veprën penale të falsifikimit të letërnjoftimeve, pasaportave apo vizave. /M.Brunga/