Turqia kërkon një rinisje të re për negociatat me BE

Komisioneri për Zgjerimin, Fule me ministrin turk për Evropën, Egemen Bagis në konferencë shtypi në Ankara (foto Getty Images)

Fule gjatë vizitës në Turqi
Komisioneri për Zgjerimin e BE, Stefan Fule, ka vizituar Turqinë në përpjekje për ti dhënë një impuls të ri Ankarasë në përpjekjet për tiu bashkua bllokut. Turqia ka hapur negociatat me BE-në në vitin 2005 por dy vitet e fundit ka pasur një ngecje për shkak se disa liderë të BE-së kundërshtojnë anëtarësimin e saj për shkak të mos njohjes së Qipros.
Të dy palët kanë nisur një axhendë të re pozitive në Ankara këtë të enjte. Qëllimi ynë është të mbajnë gjallë procesin e anëtarësimit dhe ta kthejmë atë në rrugën e duhur, pas një periudhë ngecjeje e cila është kthyer në burim frustrimi për të dy palët, tha File.
27 vendet e BE-së prej shumë kohësh janë konsumatorët më të mëdhenj të eksporteve turke. Por ka dy vite që Turqia nuk ka hapur asnjë nga 35 kapitujt që duhet të plotësojë për tu bërë anëtare e BE-së. Deri tani, vetëm një kapitull është plotësuar ndërsa më shumë se gjysma janë bllokuar.
Tani që Qipro do të marrë presidencën e BE-së situata pritet të bëhet edhe më e tendosur. Turqia nuk lejon që anijet dhe avionët e Qipros të përdorin portet dhe aeroportet e saj. Që prej vitit Që prej vitit 1974 forcat ushtarake të Turqisë ndodhen në pjesën veriore të ishullit, gjë e cila erdhi pas përpjekjes së Greqisë për tu bashkuar me Qipron.
Pavarësisht progresit të vogël, politikanët në Turqisë vazhdojnë të insistojnë për anëtarësimin në BE. Zhvillim pozitiv për Turqinë është largimi i presidentit të Francës, Nikola Sarkozi që ishte një nga kundërshtarët e spikatur të anëtarësimit të saj në BE. Francois Hollande, shihet si më pak armiqësor ndaj saj. Ministri i Jashtëm turk, Ahmet Davutiglu shprehet se me ardhjen në pushtet të Hollande, ne shpresojmë për një kurs të ri në marrëdhëniet Turqi-BE. /BBC/
Përgatiti: F.S