Francezi pagjymtyrë që synon notimin epik

Philippe Croizon

Francezi duke notuar (foto AFP)
Një francez i cili ka humbur gjymtyrët në një aksident ka realizuar pjesën e parë të sfidës së tij për të notuar ndërmjet pesë kontinenteve.
Filipe Kroizon ka notar nga Guineja e Re në Indonezi, i shoqëruar një notar për distanca të largëta, Arnaud Kaseri dhe një banorë lokal, i cili u bashkua për solidaritet.
Kroizon përdor protezë për gjymtyrë dhe u bashkëngjiti pendë notimi. Ai e përshkroi distancën prej 20 km për shtatë orë e gjysmë.
Ishte shumë, shumë e vështirë, tha ai. Na mori 1 orë e gjysmë më shumë kohë nga se ne prisnim. Kjo për shkak se na u desh të notojmë kundër qarkullimit të ujit, u shpreh Kroizon.
Ai thotë se është frymëzuar për të notuar gjatë kohës që ndodhej në spital nga një dokumentar që fliste për një angleze e cila kishte kaluar kanalin e Anglisë.
Në vitin 2010, ai u bë i pari person pagjymturë që kalon përmes kanalit që lidh Francën me Anglinë. Tani ai po planifikon të përshkruaj distancat Jordani-Egjipt, Gjibraltar-Marok, dhe Alaskë-Rusi. /BBC/
Përgatiti: F.S