E Diel, 1 Nëntor 2026

Presidenti sirian: Kosova po trajnon forcat opozitare siriane

Presidenti Bashar al Assad

Presidenti sirian, Bashar al Assad, bazuar në mediet ruse dhe serbe, ka deklaruar të mërkurën se trupa ushtarake të opozitës siriane po trajnohen në Kosovë për të fituar përvojë në përgatitjen e një pushtimi ushtarak.

Këto deklarata presidenti sirian i bëri gjatë një interviste për kanalin rus Vesti-24.

Assad nuk paraqiti të dhëna dhe fakte konkrete, por u shpreh se këto informacione i bazonte mbi ato çka kishin paraqitur mediet ruse dhe serbe.

Presidenti shtoi se ka shpresa në planin e ndërmjetësimit nga Kofi Annan për ti dhënë fund sulmeve dhe trafiqeve. /REL/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›