E Shtunë, 31 Tetor 2026

Exit Poll nga Anzalone: Fiton e djathta me 2% më shumë. Ja mandatet në qarqe

TIRANE-Civitas Albania shpalli sot rezultatin e Exit Poll-it te tyre, ku sipas të dhënave, PD ka fituar me 42%, ndërsa PS me 40%. Fitorja mes koalicioneve anona nga e djathta, me 2 per qind diference nga e majta. 

Fondacioni Civitas në bashkëpunim me kompaninë amerikane të sondazheve, Anzalone Liszt Grove Research, e cila ka kryer sondazhe për fushaten e Presidentit Barack Obama në vitin 2008 dhe 2012, me asistencen e drejtëpërdrejtë të një prej ortakëve të kësaj kompanie z.Jeffrey Liszt, dolën në konferencë për shtyp ku shpallën rezultatet e exit poll që kanë realizuar gjatë ditës së diel në të gjithë vendin.

Ndërsa rezultatet sipas koalicioneve, Exit Poll, Civitas theksoi se Ndërkohë si koalicione, Aleanca për Punësim, Mirëqenie dhe Integrim e udhëhequr nga Sali Berisha sipas exit poll ka fituar 48 për qind dhe Aleanca për Shqipërinë Europiane e drejtuar nga Edi Rama ka fituar 46 për qind.
“Koalicioni i majtë 46%, në rang kombëtar. Koalicioni i djathtë 48 % në rang kombëtar. Koalicionet ndahen me 2% nga njëra-tjetra”. 

Sic beri te ditur Liszt, per realizimin e ketij Exit Poll-i, janë marrë 7 266 intervista për sondazhin në gjithë vendin.

Mandatet
Anzalone Liszt Grove Research shpalli ne nje dalje tjeter per shtyp dhe rezultatin e perkthyer ne mandate.
“Në 5 qarqet e prezantuara fillimisht Durrës, Elbasan, Tiranë, Lezhë dhe Fier, do kemi një mandat plus nga Durrësi për PD, një mandat plus nga Fieri për PD dhe një mandat plus nga Lezha, për PD. Sondazhet që kryen në qarqet e mëdha janë më të sakta, pasi numri i të pyeturve është më i madh”, u shpreh përfaqësuesi i "Anzaloneresearch" .

Durrës, rezultati i përkthyer në mandate është, PD 8 mandate, PS 5 mandate.
Elbasan, PD 7 mandate dhe PS 7 mandate
Fier PD 7 mandate dhe PS 9 mandate
Lezhë, PD 5 mandate dhe PS 2 mandate
Tiranë, PD 16 mandate dhe PS 16 mandate 
Berat, PD 3 mandate, PS 5 mandate
Dibër, PD 4 mandate, PS 2 mandate
Gjirokastër, PD 2 mandate, PS 3 mandate
Korçë, PD 6 mandate, PS 6 mandate
Shkodër, PD 7 mandate, PS 4 mandate
Vlorë, PD 5 mandate, PS 7 mandate
Kukës, PD 3 mandate, PS 1 mandat

Kush eshte Anzalone Liszt Research
Civitas Albania ka realizuar Exit Poll-in me Anzalone Liszt Research (ALR), një firmë e specializuar në hulumtime. Anzalone Liszt Grove Research, është kompania e dytë më e njohur në botë në fushën e sondazheve elektorale dhe exit poll-eve.

ALR operon prej 20 vitesh dhe ka kryer exit poll-e në SHBA duke anketuar në 9 shtete për zgjedhjet e vitit 2008 dhe më pas për zgjedhjet e 2012.

Fondacioni Civitas dhe Anzalone Liszt Grove Research sipas drejtuesve, ka kryer me mijera intervista te shperndara ne 11 qarqe te vendit dhe tha se po evidenton rezultate ne rang kombetar.

Endrit Reka dhe Jeffrey Liszt thanë se marzhi i gabimit është jo më shumë se 1.2 për qind.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›