Pashkët, Papa uron edhe në Shqip

Shërbesa e Pashkës ka nisur pak para mesnate dhe kulmon sot, e quajtur e Diela e Shenjtë e Pashkës.
Gjatë natës, në Tiranë, u mblodhën besimtarët katolikë ku ka ndjekur meshën e drejtuar nga imzot Rrok Mirdita. Katolikët e festojnë sot këtë festë, ndërsa ortodoksët e festojmë më 15 Prill.
Gjatë ditës së sotme, Papa Benedikti i XVI, u ka uruar të gjithë besimtarëve katolikë në të gjithë botën për festën e Pashkët. Midis 65 gjuhëve, Papa uroi edhe në shqip: “Gëzuar për shumë vjet Pashkët”, tha ai nga selia e Vatikanit. “Jeta është më e fortë se vdekja. E mira është më e fortë se e keqja. Dashuria është më e fortë se urrejtja. E vërteta është më e fortë se gënjeshtra”, tha Papa në Bazilikën e Shën Pjetrit.
Ai shtoi se “errësira paraqet kërcënim real për njerëzimin”. “Nëse Zoti dhe vlerat morale, dallimi ndërmjet së mirës dhe së keqes, mbeten në errësirë, atëherë të gjitha dritat e tjera, të cilat kanë lindur vepra të pabesueshme teknike, paraqesin jo vetëm përparim, por neve dhe botën nga ekspozojnë edhe para rreziqeve”, tha Papa. /Start/
2012-04-08 12:45