Festohen Pashkët katolike, Papa uron shqip: Gëzuar!
TIRANE - Besimtarët katolikë kremtojnë sot Festën e Pashkës, Ditën e Ringjalljes së Krishtit. Ndërsa përgatitjet për kremtimin e kësaj feste nisin që në mes të javës, më e rëndësishmja është e Diela e Shenjtë e Pashkës. Pak përpara mesnate filloi Vigjilja e Pashkës, që në shume raste quhet Shërbesa e Mesnatës.
Ashtu siç do vit, në Tirane besimtarët u mblodhën në katedralen e "Shën Palit" para mesnate, për të ndjekur meshën e drejtuar nga imzot Rrok Mirdita.
Qindra besimtarë u lutën për paqe, shëndet, dashuri dhe ruajtjen e unitetit të familjes.
Gjatë meshës thuhet se Krishti erdhi në tokë për të dhënë modelin e tij për njerëzimin dhe për të dëshmuar se pas vdekjes së trupit, shpirti jeton në ate që njihet si jeta e përtejme, por për ta fituar atë duhet që çdokush të udhehiqet në jetë nga disa parime biblike dhe virtyte.
Ky proçesion i besimtarëve katolikë gjatë mesnatës të kujton proçesionin pagëzimor prej errësirës dhe vdekjes së kësaj bote në dritën dhe jetën e Mbretërisë së Perëndisë, që kryhej në kishën e vjetër. Ky është proçesioni i kalimit të shenjtë prej vdekjes në jetë, prej tokës në qiell, prej kësaj jete në atë që do të vijë.
Këtë të dielë, imzot Rrok Mirdita pati një sërë takimesh me krerë të lartë të vendit dhe politikës, të cilët i përcollën urimet për festën e Pashkës.
Presidenti Bamir Topi, Kryeparlamentarja Jozefina Topalli, Kryeministri Sali Berisha si dhe kreu i PS, Edi Rama bënë vizita njëri pas tjetrit tek Imzot Rrok Mirdita. Jashtë mureve të Katedrales ata dhanë urimet e tyre për festën e Pashkës dhe përcollën mesazhe për paqen e lumturinë si dhe për situatën aktuale në vend.
Nje dite me pare, Kryetari i Konferencës Ipeshkvnore, Imzot Rrok Mirdita uroi të gjithë besimtarët katolikë në prag të festës së Pashkëve.
“Qofshin këto Pashkë ngushëllim për të gjithë ata që vuajnë dhe burim shprese për të gjithë njerëzit.”- thuhet në mesazhin e Imzot Rrok Mirditës.
“Pashkët nuk janë një ngjarje që i përkasin vetëm krishterimit, por një zbulim hyjnor që prek mbarë njerëzimin në thelbin e tij dhe hedh dritë mbi misterin e vdekjes. Kjo dritë është drita e dashurisë që shpëton. Për dashurinë e njerëzve Zoti është bërë njeri, për dashurinë dhe besnikërinë ndaj nesh ka vdekur në kryq. Pikërisht kjo dashuri besnike e ka mundur vdekjen me ringjalljen e Krishtit. Kush e ka kërkuar të ringjallurin ka njohur dashurinë që shpëton dhe ka themeluar jetën e vet mbi besimin në këtë dashuri.”- deklaroi Imzot Rrok Mirdita.
Sipas tij, “duke kumtuar lajmin e mirë të ringjalljes së Krishtit, kisha i tregon njërëzimit se pushteti i vetëm që mund ta çlirojë është pushteti i dashurisë dhe rruga e dashurisë, që kalon përmes kryqit të vetëmohimit.”
Mëngjesorja e Pashkës dhe Mesha Hyjnore kremtohen së bashku me orët e para të ditës së parë së javës me qëllim që t'i japë njerëzve përvojën e 'krijimit të ri' të botës dhe t'i lejojë ata të hyjnë mistikërisht në Jeruzalemin e ri, i cili shkëlqen përjetësisht me dritën e Krishtit.
Besimtarët katolikë e kremtojnë këtë festë sot, ndërsa besimtarët ortodoksë më 15 prill.
Papa uron ne gjithe gjuhet e botes
“Gëzuar per shume vjet Pashkët”, ishte urimi i Papa Benediktit te 16.
Në mesazhin e tij, Papa ka uruar të gjithë besimtarët, në 65 gjuhë, për festën e Pashkëve, ndër të cilat edhe në gjuhën shqipe. “Për shumë vjet gëzuar Pashkët!”, u shpreh Papa teksa fliste nga ballkoni i Bazilikës.
Papa Benedikti nisi meshën tradicionale ndërmjet së shtunës dhe të dielës në Bazilikën e Shën Pjetrit në Vatikan, duke tërhequr vërejtjen se njerëzimi po ecën nëpër errësirë, duke mos qenë i aftë ta dalloj të mirën nga e keqja.
“Jeta është më e fortë se vdekja. E mira është më e fortë se e keqja. Dashuria është më e fortë se urrejta. E vërteta është më e fortë se gënjeshtra”, tha Papa në Bazilikën e Shën Pjetrit, që ishte e mbushur plot me besimtarë.
I veshur në të bardhë, si simbol i jetës së re, ai, megjithatë ka tërhequr vërejtjen se “errësira paraqet kërcënim real për njerëzimin”.
“Nëse Zoti dhe vlerat morale, dallimi ndërmjet së mirës dhe së keqes, mbeten në errësirë, atëherë të gjitha dritat e tjera, të cilat kanë lindur vepra të pabesueshme teknike, paraqesin jo vetëm përparim, por neve dhe botën nga ekspozojnë edhe para rreziqeve”, tha Papa, dhe shtoi se besimi është “përndritje e vërtetë”.
Papa Benedikti i 16-të udhëhoqi sot edhe meshën tradicionale me rastin e Pashkëve në Sheshin e Shën Pjetrit.
Në mesazhin e tij, "Urbi et Orbi", Papa u lut ndër të tjera, që "potenca e shpëtimit e ringjalljes së Krishtit, të prekë të gjithë njerëzimin, për të patur një të ardhme me dashuri e vertetësi, dhe ku çdo jetë njerëzore, duhet respektuar.
Benedikti i 16-të u është drejtuar rreth 100 000 personave të pranishëm në meshën e së dielës në Romë, në sheshin e Shën Pjetrit.
"Zoti bekoftë, familjet, të rinjtë dhe të moshuarit, në veçanti të sëmurët e ata që vuajnë në trup e në shpirt- tha Papa.
Shkoder, atmosfere festive ne qytet
Disa qindra besimtarë katolikë të qytetit të Shkodrës kanë mbushur mbrëmjen e djeshme e në vazhdim mëngjesin e sotëm, kishat e qytetit verior, ku kanë ndjekur meshat e organizuara me rastin e ringjalljes së Krishtit.
Krahas të tjerave, dy prej tyre kanë qënë në vemendje të komunitetit, Katedralja “Shën Shtjefni” ose Kisha e Madhe, siç njihet në opinion prej vitesh dhe kisha e Dom Boskos, ku edhe janë organizuar meshat kryesore të mbrëmjes të së shtunës.
Ndërkohë, në rrugët e qytetit ka mbizotëruar atmosfera festive jo vetëm për besimtarët katolikë, por edhe ato myslimanë dhe ortodoksë, të cilët uronin bashkëqytetarët e tyre të besimit katolik.
Arqipezhgvi Metropilitan i Dioqezës Shkodër-Pult, Mon Sinjor Aglelo Masafra, në katedrale dhe Dom Gino Maugugio, në kishën e Dom Boskos, së bashku me meshtarët e tjerë kanë bashkëcelebruar meshat përkatëse, në prani të një numri shumë të madh besimtarësh.
Krahas besimtarëve të shumtë, në meshën e organizuar në katedralen e Shkodrës, kanë qënë të pranishëm edhe përfaqësues të Trupit Diplomatik në rajonin verior. “Gëzuar Pashkët! Krishti u ngjall, Aleluja!”, kanë qënë përshëndetjet që Imzot Aglelo Masafra u drejtoi besimtarëve të pranishëm, si dhe shumë të tjerëve që e ndoqën meshën përmes televizionit lokal.
Pasi ka risjellë në vëmëndje historinë e festës së Pashkëve, e cila kulmon me momentin e ringjalljes së Krishtit, gjatë predikimit të tij, Masafra ka përcjellë mesazhin për një harmoni dhe bashkëjetese të mirëfilltë, ndërsa i ka bërë apel besimtarëve katolikë që të japin shembullin e tyre personal, për të qënë promotorë të faljeve dhe pajtimeve.
(d.b/BalkanWeb) Lidhje te tjera Topi uron Pashkët, mesazh dhe politikës: Të ringjallet me dialog Pashkët, Berisha: Kleri fetar ndihmoi në krijimin e shtetit shqiptar Topalli: Në ditën e Pashkëve, për të menduar më mirë e kontribuar me dashuri Rama: Sot vetëm urime, jo fjalë të tjera Shkodër, Masafra, mesazh për festën e Pashkëve Pashkët, Presidenti Topi uron besimtarët At Nikolla Marku. Pashkët do çlirojnë Kishën nga uzurpatorët grekë VIDEO: Pashkët, Imzot Rrok Mirdita uron besimtarët: Qofshin burim shprese VIDEO: Pashkët katolike, kremtimi i meshës në mesnatë VIDEO: Pashkët katolike, Papa uron shqip: Gëzuar!