E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjirokastër, arrestohen tre shtetas

Në pranga përfunduan shtetasit Florenc Mahmud dhe Denis Bajrami, nga Elbasani, përkatësisht 19 dhe 21-vjeç, të cilët u ndaluan sot në orët ekstreme të mëngjesit, duke vjedhur dhe dëmtuar varrezat publike.

Policia tha se, dy autorët po vidhnin zgarat e hekurit të murrit rrethues dhe po dëmtonin varrezat, duke grumbulluar bronxin. 

Të njëjtat burime thanë se, policia e Përmetit ka ndaluar në flangracë, Nardi Pipa, lindur  dhe banues në Këlcyrë, 33 vjeç, duke vjedhur një banesë në qytetin e Përmetit. "Ndaj tre personave tashmë ka nisur një procedurë penale, ndërsa provat materiale i kaluan prokurorisë për hetimet të  mëtejshme", specifikon policia. /Start/

                                                                                             2012-04-08 14:35
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›