E treta, e verteta Nga Edi Rama
* Nga fjala e kreut te PS ne kongres
Kjo eshte dita per te folur per vizionin tone per Shqiperine dhe per kete parti te madhe te shqiptareve. Kush jemi; cfare na bashkon; si do te qeverisim. Ne takohemi sot ne nje dite shume te veshtire per vendin. Secili prej jush ka me siguri shume per te treguar per zhgenjimin, deshperimin, varferine dhe friken qe kane pllakosur shpirtrat e njerezve te zakonshem kudo neper Shqiperi. Por, po ashtu, secili prej nesh ka shume per te dhene. Per nje fryme te re shprese e besimi tek nje Shqiperi si gjithe Europa. Atyre qe me mbeshtesin u them se sot jam me shume se kurre i vendosur per te bere bashke me ju Shqiperine qe duam permes nje Partie Socialiste ashtu sic i duhet Shqiperise. Do te jem me ju, me prane se asnjehere, kudo neper Shqiperi. Per ta hapur Partine Socialiste. Ky eshte fillimi i nje rruge te re, per ta kthyer programin e ri ne nje fryme te re besimi tek njerezit e rraskapitur nga ekonomia ne krize. Drejtesia ne krize. Demokracia ne krize. Ky eshte fillimi i nje rruge te re, per ta futur politiken ne cdo shtepi jo me eren e dasive te se shkuares, po me fuqine e propozimeve per te ardhmen.
***
Atyre qe me gjykojne duke u nisur nga qellimet e tyre u them se s'jam i pagabueshem. Por mos beni me gabimet e mia te mundshme fajin e madh te sherbimit per kundershtarin. Partia Socialiste nuk vuan sot nga mungesa e lirise. As nga mungesa e demokracise apo debatit brenda saj. Partia Socialiste nuk vuan as nga mungesa e harmonise mes brezave apo nga mungesa e punes ne ekip. S'ka dyshim se liria mund te punoje akoma me mire edhe brenda nesh. Por s'mund te mos jemi krenare qe kjo eshte e vetmja parti shqiptare ku liria punon. Le te bashkohemi teresisht per t'i dhene edhe me shume cilesi lirise brenda partise. Te gjithe e duam kete. Por te besh ngjasime mes Partise Socialiste dhe kazermes se Saliut ne aspektin e lirise, eshte njesoj si te thuash se trendafili dhe kaktusi jane e njejta gje. Sigurisht demokracia mund te funksionoje edhe me mire, edhe brenda nesh.
***
Le ta shohim te verteten ne sy. Sot PS e ka vertet nje problem per te zgjidhur me veten. Dhe per ta zgjidhur pa humbur kohe me perkushtimin e te gjitheve dhe me perjashtimin e askujt. Ky problem eshte etika e perfaqesimit ne te gjitha nivelet, nga deputetet te kryetaret e partise ne territore e deri tek kryetaret e organizatave. Gjithkush eshte i lire te thote ate qe mendon. Po askush s'ka te drejte te perdore mandatin e perfaqesimit ne varesi te asaj qe perfiton ose nuk perfiton per vete. Eshte koha e nje kthese te forte etike per nje moral te larte perfaqesimi te interesave te Partise Socialiste dhe te popullit shqiptar. Eshte koha qe shqiptaret te na vleresojne per ate qe mund te jemi per ta, jo per ate qe mund te tregojme per veten. Te na degjojne si flasim per endrrat, shpresat e hallet e tyre te medha, jo si ngreme zerin per synimet e interesat tona te vogla. Te na kene prane per te luftuar per me pak taksa e me shume vende pune, jo te na shohin ne televizor e gazeta si luftojme per nje vend per vete duke harruar te bejme punen e perbashket, e deri duke tradhtuar si s'ka me zi familjen tone politike - rasti i fundit i kryetarit te rrethit te Vlores eshte turpi i tij, po detyrimi yne per reflektim e per pergjegjshmeri.
Le ta bejme kete reflektim me qetesi, kthjelltesi e vendosmeri dhe le tu percjellim te gjitheve nje mesazh te qarte: Mandatet tona jane tuajat dhe ne do t'i perdorim ato vetem per ta bere me te mire vendin tone e jeten tuaj.
***
Te henen do te bejme nje propozim te ri ne kuadrin e planit tone per pershpejtimin e integrimit. Te tjera propozime do te vijojne me tej. Kjo eshte detyra qe kemi marre persiper dhe rruga qe kemi zgjedhur si alternativa e vetme europiane e Shqiperise dhe e shqiptareve. Atyre qe me sulmojne nga llogorja e pushtetit te kthyer ne regjim dua t'u them sot shkoqur: Mundoheni kot. Nuk do ta gjunjezoni dot opoziten. Nuk do ta dobesoni dot Partine Socialiste te Shqiperise. Nuk do ta blini dot shpirtin tone patriotik. Nuk do te korruptoni dot mendesine tone demokratike dhe shikimin tone drejt te ardhmes.
Nuk do te na mposhtni as me dhunen tuaj, as me parate tuaja, as me balten tuaj te shpifjeve e fyerjeve te perditshme. Ne do t'ju heqim nga qafa e Shqiperise megjithe borxhet, megjithe hajduterite, megjithe paaftesine tuaj epike. Padrejtesite tuaja na kane zemeruar, po s'na kane ligeshtuar. Zemerimi nuk na e ka humbur, por na e ka kthjelluar arsyen. Na i torturoni perdite njerezit tane, me plumba i keni vrare njerezit tane. Me flakje ne rruge, dhune psikologjike e perndjekje ne gjithe pemen e gjakut te shtepise. Ju jeni vene pas njerezve tane. Na keni vjedhur dy here votat. Nje here naten dy vjet me pare dhe nje here diten per diell ne mes te kryeqytetit, ne syte e gjithe botes per turpin e te gjitheve. Po nuk do te kete nje here te trete! Dhe e dini pse? Sepse tanime edhe demokratet e thjeshte, ata qe i kane dhene shpirt e zemer Partise Demokratike, e kane kuptuar qe ju nuk jeni as e djathta shqiptare dhe as nje qeveri per Shqiperine e tyre. Ju jeni vetem nje kaste grabitqare. Dhe si e tille do te trajtoheni nga populli i majte e i djathte, kur hera e trete te jete hera e te vertetes se te gjithe atyre qe nen qeverisjen tuaj jetojne sot shume me keq se me pare. E keta jane shume. Jane shume me shume se shumica qe na mbeshtet e na voton ne. Jane nje popull qe do te ngrihet mbi malin tuaj te mekateve e manipulimeve, ashtu sic ngrihen ne nje dite, si nga dheu, popujt e varferuar me pahirin e regjimeve si i juaji. E treta do te jete hera e te vertetes se madhe qe Shqiperia do t'ju tregoje me vote per tradhtite tuaja. Per fukarallekun e shpirtit tuaj dhe per varferine e shtepive shqiptare. Per padrejtesine tuaj te kthyer ne sistem mbytes. Per tangerllikun e kthyer ne menyre komunikimi.
***
Programi yne quhet per nje rilindje shqiptare, por eshte nje dere e hapur. Jo vetem per ide e sugjerime, po edhe per te gjithe ata qe duan te bashkohen me ne per ta bere realitet nje rilindje shqiptare. Individe, grupe interesi, organizata shoqerore, parti politike, te majta, te qendres apo liberale te djathta, qe gjejne arsye per t'u bashkuar ne programin tone, bujrum, dera eshte e hapur. Programi yne eshte nje dere e hapur brenda nje koalicioni te gjere opozitar, Aleanca per te Ardhmen. E ne kontekstin e koalicionit tone te gjere lejomeni te nenvizoj: Programi yne per nje rilindje shqiptare me detyron nje kerkese ndjese ndaj atyre qe deri dje i kemi quajtur, si gjithe te tjeret edhe ne, ish-pronare. Qe te kete nje rilindje shqiptare s'mund te kete pronare legjitime qe quhen ish-pronare dhe sorollaten prej njezet vjetesh ne kalvarin e nje perndjekjeje te ftohte pas perndjekjes se pergjakshme te dyzetepese viteve diktature. Pronare dhe pike.
***
Ne duam te hapim 300 vende te reja pune brenda nje mandati qeverises. 75 mije cdo vit. Papunesia masive nuk shkon bashke me nje shoqeri te qyteteruar, jane dy drejtime krejt te kunderta. Atyre qe hidhen perpjete njesoj si Saliu, megjithese jane kesaj e jo asaj ane, u them merreni me qete. Ne e dime cfare flasim dhe cfare duam te bejme, po ju a e dini se sot vetem ne fshat ka 500 mije njerez qe qeveria i konsideron te vetepunesuar, po ne fakt jane te papune apo te cerekpunesuar? Nese e dini, atehere lexojeni me vemendje programin tone. E kemi ndare mendjen top: Do ta rilindim fshatin shqiptar. Dhe vetem ne fshat do krijojme nje pjese shume te konsiderueshme te 300 mije vendeve tona te reja te punes. Sot Shqiperia eksporton 9 here me pak sec sa sjelle nga jashte per te ngrene. Kjo eshte e papranueshme per nje vend si Shqiperia me keto resurse dhe me keto mundesi.
***
Premtimi yne solemn sot perpara tyre ndaj njeri tjetrit duhet te jem te fokusohemi qe te gjithe bashke tek e ardhmja duke u fokusuar tek diskutimi i programit ne cdo organizate e ne cdo komunitet. Politika s'mundet te vazhdoje me keshtu. Qeverisja s'mundet te vazhdoje me keshtu. Shqiperia s'mundet te vazhdoje me keshtu. Le t'u tregojme me pasion e durim shqiptareve jo vetem per cfare ne jemi kunder, po cfare duam te bejme bashke me ta. Per nje politike te re. Per nje qeverisje te re. Per nje Shqiperi te re. Per nje rilindje shqiptare.