E Diel, 1 Nëntor 2026

Meta: Vizat, arsyeja e aleances me PD

Zevendekryeministri Ilir Meta ka uruar te gjithe shqiptaret ne diten e pare te levizjes pa viza ne te gjithe hapsiren shengen. Ai ka e ka cilesuar 15 dhjetorin si diten e lirise ,krenarise dhe dinjetetit shqiptar.Meta ka theksuar dhe kontributin e LSI-se ne kete hap te rendesishem.“Dua të shpreh lumturinë time dhe të Lëvizjes Socialiste për Integrim, për arritjet e kësaj dite të madhe, për të gjithë qytetarët e vendit tonë  sepse heqja e vizave ka qenë një premtim dhe një angazhim madhor i kësaj lëvizjeje, ka qenë një nga arsyet përse ajo është krijuar “ tha Meta.

Ndersa per sa I perket rrugetimin te Shqiperise drejt bashkimit Evropian ,Meta permendi arritje e deri tanishme si dhe theksoi rendesine e bashkepunim mes forcave politike. “Natyrisht, që pjekurinë politike të opozitës nuk e ka në dorë qeveria dhe natyrisht, që jam i bindur mazhoranca do të mbetet e hapur për të bashkëpunuar. Procesi i anëtarësimit në Bashkimin Evropian duhet të jetë një proces i natyrshëm, duhet të jetë sa më i shpejtë që të jetë e mundur, por kurrsesi një proces i sforcuar dhe në këtë drejtim kërkon pjekurinë e të gjithë elementëve të shoqërisë sonë” tha Meta.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›