E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shtyhet seancae radhës për “Gërdecin”

TIRANE-Seanca e radhës për cështjen me të madhe gjyqësore, atë të tragjedisë se Gerdecit është shtyrë për shkak të mungesës së avokatëve. Cështja mbi tragjedinë e Gërdecit që shkaktoi 26 të vdekur, mbi 300 të plagosur dhe dëme të shumta materiale ishte parashikuar të vazhdonte me seancën e radhës sot në Gjykatën e Shkallës së Parë në Tiranë.
Mungesa e 3 avokatëve duke lënë pa mbrojtje 5 të pandehur në seancën ku priteshin të dëgjoheshin dëshmitë e radhës shkaktoi kaos dhe si pasojë trupi gjykues vendosi shtyrjen e seancës së ditës së sotme dhe caktimin e saj per daten 1 Gusht.

Kjo është shtyrja e radhës që i bëhet seancës për Gërdecin, pasi po për shkak të mungesës së 5 avokatëve, më 21 Qershor ndodhi e njëjta situatë. Seanca e radhës u caktua për sot, por sërish mungesa e avokatëve pezulloi zhvillimin e seancës..

Shtyja e seancës ka sjellë pakënaqësi tek të afërmit e viktimave që po ndjekin procesin nëcdo seancë, shumica prej tyre dëshmitarë.

Cështja “Gërdeci” konsiderohet më e madhja në historinë gjyqësore, pasi përmban 29 të pandehur, (3 të arrestuar) dëgjimin e dhjetra dëshmive. Të pandehurit akuzohen për shpërthimin e fabrikës së demontimit të armëve Albademil më 15 mars 2008. Në këtë tragjedi humbën jetën 26 persona, 300 u plagosën si dhe mijëra banesa e subjekte private u dëmtuan.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›