E Shtunë, 31 Tetor 2026

Armët, zbulohetkorrespondencames Pinarit e Henrit

TIRANE-Një ditë para se qeveria të miratonte vendimin për t'i dhuruar municion luftarak Afganistanit dhe Irakut, ka pasur një korrespondencë mes ish-drejtorit të MEICO-s, Ylli Pinari dhe përfaqësuesit të kompanisë amerikane, "Southern Ammunition Company", Patrick Henry.
Gazeta Shqiptare publikon sot bisedat e bera mes tyre. Kështu në datën 19 shtator 2009, Henry ka dërguar në postën elektronike të Pinarit një mesazh ku shkruhet: "Ju lutem më telefononi. Zyra ime do të ishte vendi më i përshtatshëm. A i keni marrë çmimet për 7.62 dhe 12.7mm, prodhim i viteve '50-'60?". Ky mesazh që përfaqësuesi i SAC-it i ka dërguar Pinarit, hedh dyshime të forta mbi vendimin që ka marrë pas 24 orësh qeveria. Sikundër është bërë publike, në mbledhjen e datës 20 shtator 2006, Këshilli i Ministrave vendosi t'i dhuronte Afganistanit dhe Irakut 500 mijë copë fishekë të kalibrit 7.62 x 54 mm dhe 2 mijë copë predha mortaje të kalibrit 82 mm. Siç shihet, e-mail-in e Henry-t dhe vendimin e qeverisë i lidh një element i përbashkët. Pikërisht fishekët e kalibrit 7.62 x 54 mm. Gjithashtu vlen të theksohet se
"Gazeta Shqiptare" ka mundur të sigurojë ekskluzivisht dhe një tjetër korrespondencë mes ish- drejtorit të MEICO-s dhe përfaqësuesit të kompanisë amerikane "Southern Ammunition Company". Në datën 12 gusht 2006, Henry i ka dërguar një mesazh Pinarit, ku e informon për një vizitë që ai pritet të zhvillojë në Shqipëri në javën e parë ose të dytë të muajit shtator.

Më 20 shtator të vitit 2006, Shqipëria i ka dhuruar municion luftarak Afganistanit dhe Irakut. Konkretisht bëhet fjalë për 500 mijë copë fishekë të kalibrit 7.62 x 54 mm dhe për 2 mijë copë predha mortaje të kalibrit 82 mm, prodhime kineze të viteve 1965-1972. "Gazeta Shqiptare" ka mundur të sigurojë ekskluzivisht vendimin nr.638 të Këshillit të Ministrave, që për katër vjet me radhë i është mbajtur sekret opinionit publik.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›