E Shtunë, 31 Tetor 2026

FIFA: Asnjë lojtar në këtë Botëror nuk rezultoi pozitiv për doping

TIRANE-Një zyrtar i Fifës bëri të ditur se asnjë lojtar në këtë Botëror nuk është testuar pozitiv për doping.
Kryeeksperti i Fifës për çështjet mjeksore Jiri Dvorzhak tha për Zërin e Amerikës se ky është Botërori i katërt radhazi ku nuk ka pasur raste të tilla. Më shumë se 450 lojtarë janë testuar gjatë këtij botërori dhe sipas ekspertit askush nuk është testuar pozitiv. Edhe numri i dëmtimeve të lojtarëve për ndeshje ka rënë nga 2.7 në vitin 2002 në 2.2 deri tani, sipas statistikave të Fifës. Zoti Dvorzhak tha se kjo rënie ka ardhur si rrjedhojë e përgatitjes më të mirë të lojtarëve dhe përmirësimit të teknikave që përdorin ekipet mjeksore të cilat shoqërojnë lojtarët. Objektivi i Fifës është që ta ulë numrin e dëmtimeve deri në 2 për çdo ndeshje.
Fifa ka shprehur gjithashtu kënaqësinë që gjyqtarët në fushë po e ndëshkojnë më ashpër përdorimin e bërrylave nga lojtarët për të parandaluar dëmtimet në qafë dhe në kokë. “Raste të tilla duhen ndëshkuar me kartonin e kuq”, tha zyrtari i Fifës.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›