Durrës, veprimtari shkencore mbi qytetin antik në Itali
DURRËS- Durrësi dhe historia e tij 3000-vjeçare do të jenë nesër, në qendër të konferencës studimore që organizohet nga Universiteti “Gabriele D’Anunzio”, në Itali.
Konferenca me titull “Durrësi, porta e Adriatikut”, ku do të marrin pjesë studiues nga Italia, Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia, do të trajtojë aspekte të ndryshme të jetës së qytetit të lashtë i dyti në vend pas Tiranës, deklaroi Sara Santoro, bashkë drejtore e misionit arkeologjik 10-vjeçar në Amfiteatrin antik të Durrësit.
Gjatë konferencës janë programuar kumtesa mbi rëndësinë e qytetit ilir në politikat perandorake romake dhe në frymëzimin e poetëve gjatë antikitetit; mbi transformimet urbanistike në periudha të ndryshme të jetës së tij dhe gërmimet arkeologjike në amfiteatrin 1900-vjeçar, shtoi më tej profesoresh Sara Santoro.
Universiteti “”Gabriele D’Anunzio” po realizon një sërë marrëveshjesh me Institutin e Mbrojtjes së Monumenteve në Tiranë dhe bashkinë e Durrësit, si në sektorin e kërkimit arkeologjik edhe në atë të urbanistikës.
Veprimtaria e ditës së premte mbështetet nga Universiteti i Bolonjës dhe fakulteti i Ekonomisë në Forli, përfundoi profesoresh Sara Santoro.
(e.m/ata/BalkanWeb)