E Shtunë, 31 Tetor 2026

Durrës, vidhet lokali në plazh, autorët të paidentifikuar

Një lokal të lagjen numër 13 Plazh, pikërisht në sektorin hekurudha ka rënë pre e hajdutëve, të cilët ende nuk janë identifikuar nga ana e Policisë së Durrësit. Vjedhja  është konstatuar nga pronari i lokalit, Bar-Bufa Pit Stop, i cili ka njoftuar menjëherë forcat e rendit. Në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor dhe nga veprimet e para është konstatuar vjedhja e dy televizorëve plazëm 21 polsh të markës Samsung", si dhe mjaft objekte të tjera që përdoren për klientët në lokale, duke përfshirë edhe pijet e shtrenjta alkoolike. Sipas policisë, vjedhja është kryer në orët e vona të mbrëmjes së mërkurë në momentin që lokali ka qenë i boshatisur qoftë nga klientët apo personeli. Ndërkaq, policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve të kësaj ngjarjeje. Kjo është dhe vjedhja e dytë në 24 orë, ku edhe në vjedhjen tjetër hajdutët përsëri ia kishin vënë syrin bizneseve të ndryshme private. Ajo që vihet re është vështirësia e policisë për të identifikuar autorët e këtyre vjedhjeve, të cilët mbeten ende të panjohur gjë që bën të pamundur për momentin kapjen e tyre.

Email This Klikime: 7

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›