E Diel, 1 Nëntor 2026

Korçë, grindje me thika mes dy të rinjve, përfundon në spital njëri

Një sherr mes dy të rinjve ka përfunduar me plagosjen e njërit, ndërsa autori është shpallur në kërkim. Ngjarja ka ndodhur në një nga fshatrat më të largët të rrethit të Pogradecit, ndërsa dy të rinjtë që duket se kanë akumuluar një problem për çështjen e një vajze në Pogradec janë përballur me njëri-tjetrin duke përdorur thikat, por shumë larg vendbanimeve të tyre. Ngjarja është regjistruar në fshatin Kalivaç teksa shtetasi Olgert Adri, 18- vjeçar ka goditur me thikë Erjon Hysenllarin, 19 vjeç, i cili është ndodhur në këtë fshat për të çuar një sasi lëndësh drusore te disa të njohur të tij. Ky i fundit ndonëse ndodhet në gjendje të rëndë nuk ka marrë mjekime në spital, ndërsa të afërmit e tij janë përpjekur të mbajnë të fshehur me qëllim të mos mësohet krimi nga policia pogradecare. Në momentin që kjo e fundit ka mësuar për plagosjen e rëndë, familjarët që ishin duke e kuruar të plagosurin në shtëpi kanë pretenduar se ai ishte dëmtuar nga një llamarinë gjatë punëve në shtëpi. Në fakt e vërteta ka dalë shpejt, ndërsa me punë investigative është mësuar se ngjarja ka pasur për protagonistë dy të rinjtë, njëri prej të cilëve është shpallur në kërkim. Sipas burimeve të policisë lokale, Olgert Adri, banor i fshatit Vërdovë në Pogradec është shpallur në kërkim për veprën penale plagosje e rëndë me dashje. I plagosuri, i cili ka dhënë një dëshmi tejet të thatë, ka vështirësuar më shumë punën e policisë, e cila është duke zbardhur motivet e vërteta të këtij agresioni.

Email This Klikime: 8

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›