I pandehuri Mbrozi në gjykatën e Shkodrës: Vrava për vetëmbrojtje
Gjyqi i Anton Mbrozit, i cili vrau në tetor të vitit të kaluar shtetasen Marie Mbrozi, ka pasur një kthesë të re në konceptin e hetimit të kësaj çështjeje të ndodhur në Vaun e Dejës. Avokati i Mbrozit, i cili asnjëherë nuk është penduar për vrasjen, ka deklaruar se vrasja është bërë për t'u vetëmbrojtur si nga Maria dhe i shoqi i saj. Në gjyq u deklarua se të dy bashkëshortët në banesë, Maria dhe burri i saj kishin tentuar ta vrisnin 35- vjeçarin me thika, ndërsa ky i fundit ka vrarë 60- vjeçaren me pistoletë për vetëmbrojtje.
Edhe dëshmitarët e thirrur për të dëshmuar në këtë gjyq kanë vërtetuar vrasjen dhe ngjarjen në përgjithësi, por në fakt, avokati dhe i akuzuari nuk kanë pranuar kurrsesi se vrasja është kryer me paramendim siç është akuzuar 35- vjeçari Mbrozi. Hetimet e policisë kanë shkuar deri në pikën e bashkimit të vrasjes me një hakmarrje të 35- vjeçarit kundër kushërirës së tij, ku ai akuzonte Marian për vdekjen e së ëmës. Anton Mbrozi, lindur në fshatin Mnelë e banues në Laç të Vau- Dejës, është arrestuar më 12 tetor të vitit të shkuar, pasi më datë 1 tetor të po këtij viti, në vendin e quajtur Laç Vau-Dejes, ka vrarë me armë zjarri shtetasen Marije Mbrozi, banuese në Laç të Vau-Dejës.
Mbrozi akuzohet për veprat penale të Vrasjes me paramendim dhe Mbajtjes pa leje të armëve dhe municioneve,
Email This Klikime: 10
Mbrozi akuzohet për veprat penale të Vrasjes me paramendim dhe Mbajtjes pa leje të armëve dhe municioneve,
Email This Klikime: 10