Abonentët Whats Up tani do të flasin e kursejnë akoma më shumë
Të gjithë abonentët Whats Up, me ofertën Whats Up Vitamina, shijojnë përfitime dhe kursim në telefonata, SMS dhe MMS. Të gjithë abonentët ekzistues dhe të rinj Whats Up, duke filluar nga 6 shkurti e gjatë gjithë muajit, përfitojnë paketën me 700 minuta kohë bisede me çmim vetëm 500 lekë (pa TVSH).
700 minutat vlejnë për telefonatat brenda komunitetit Whats Up dhe duhen konsumuar brenda 30 ditëve nga data e blerjes. Paketën me minuta mund ta blini vetëm nëpërmjet menysë AMC Easy (#100# buton telefonate). Për me tepër, abonentët e rinj Whats Up mund të blejnë numrin Whats Up me cmimin 500 lekë (me TVSH) dhe përfitojnë 400 SMS e 200 MMS falas si dhe 400 lekë kohë bisede fillestare. Këto SMS dhe MMS vlejnë brenda komunitetit Whats Up brenda 30 ditëve nga dita e aktivizimit. Kjo ofertë do të jetë e vlefshme për një periudhë kohe të pacaktuar, duke filluar nga 6 shkurti. AMC u ofron sërish abonentëve të saj zgjidhje komunikimi unike e të integruara, njëkohësisht më të leverdisshmet në tregun shqiptar.
Email This Klikime: 11
Email This Klikime: 11