E Diel, 1 Nëntor 2026

Durrës, vjedh me dhunë kalimtaren, arrestohet 21-vjeçari

DURRËS - Mbrëmjen e së dielës, efektivat blu të Durrësit arrestuan një 21-vjeçar, i cili akuzohet për "vjedhje". Bëhet fjalë për Vasil Tilkën, banues në qytetin bregdetar.

Burime nga policia lokale pohojnë se i riu i ka marrë me forcë celularin 23-vjeçares E.P., banuese në lagjen Nr. 17 të qytetit bregdetar. Mësohet se në këtë rast, në ndihmë të së dëmtuarës kanë ndërhyrë edhe qytetarë të ndodhur në afërsi të vendit të ngjarjes, të cilët më pas kanë lajmëruar në sallën operative të Policisë.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e Vasil Tilkës u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale edhe 4 aparate telefonike celularë. I arrestuari ka deklaruar se celularët ua kishte vjedhur personave të tjerë në lagje të ndryshme të qytetit.

(er.nu/GSH/BalkanWeb)

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›