Sot masa e sigurisë, Aldo Hoxha nuk pranon të marrë avokat
TIRANE - Aldo Hoxha, i dyshuari për vrasjen e Fatbardha Tafës gjatë një tentative për t’i vjedhur varësen që mbante në qafë, do të përballet sot me gjykatësin Neritan Cena për t’u njohur me masën e sigurisë.
Seanca ndaj 20-vjeçarit pritet të nisë rreth orës 10.00, ku dhe do të vendoset për fatin e të dyshuarit për akuzën e vjedhjes me pasojë vdekjen. Prokuroria e Tiranës ka kërkuar masën e sigurisë “arrest me burg” ndaj Hoxhës, pasi pretendon se ka prova të forta për të provuar përfshirjen në krimin e ndodhur në zonën pranë ish-Fushës së Aviacionit ku Fatbardha Tafa mbeti viktimë e grabitësve, ndërsa e motra, Lumturi Gjana, për fat i mbijetoi vdekjes.
Organi i akuzës pretendon se ka në duar provën më të fortë shkencore: Përputhje në një masë të lartë të njollave të gjakut të gjendura në një kapelë që u sekuestrua në shtëpinë e Hoxhës me gjakun e viktimës Fatbardha Tafa. I riu nuk e ka pranuar akuzën dhe ka heshtur përballë policisë. Madje deri në orët e vona të mbrëmjes së djeshme, Aldo Hoxha nuk kishte preferuar të merrte dhe avokat.
Nuk dihet nëse familja i ka gjetur ndonjë mbrojtës që ta përfaqësojë sot në proces. Fatbardha Hoxha bashkë me të motrën, Lumturi Gjana dhe dy fëmijët e tyre, ishin duke bërë një shëtitje me këmbë në një rrugë dytësore pranë ish-Fushës së Aviacionit, kur u sulmuan nga dy të rinj me motor, të cilët tentuan t’i grabisnin varësen e floririt. Për fat të keq Tafa ndërroi jetë nga goditja me thikë, ndërsa e motra, Lumturi Gjana mbeti e plagosur. Aldo Hoxha është i dyshuari kryesor për ngjarjen, në një kohë që ende nuk është identifikuar bashkëpunëtori i tij.
(er.nu/GSH/BalkanWeb) Lidhje te tjera Dëshmia për Aldo Hoxhën: Si e dallova mes 150 të shoqëruarve