E Shtunë, 31 Tetor 2026

Policia, konkurs për rritjen e gradave

Për herë të parë, policët do të rriten në grada, nëpërmjet testimit në dy nivele. Kriteri më i rëndësishëm është vjetërsia në punë, sjellja gjatë ushtrimit të detyrës dhe komunikimi me kolegët. Kjo është një metodë e re e cila ka si qëllim që çdo punojes i policisë mund të konkurojë për tu rritur në gradë. Testi ishte i përbërë nga 100 pyetje të cilat lidheshin me përgatitjet e uniformave blu. Ata që do të dalin fitues nga ky konkurs do ti nënshtrohen edhe një testi tjetër me gojë. I pranishëm gjatë provimit të policve ka qënë edhe Enver Riza drejtori i personelit të policisë, i cili ka shpjeguar për Ora Neës, detajet e kësaj praktike të re për rritjen rritjen e gradave. Sipas Rizës, çdo punojes i policisë para se të konkurojë në këtë konkurs duhet të përmbushi disa kritere. Një ndër kriteret është vjetërsia e punës , sjellja gjatë ushtrimit të detyrës , e rëndesishme është edhe komunikimi me kolegët dhe individët gjatë detyrës ,e cila është një kriter mjaft i rendësishëm. Testimet për rritjen e gradave do të jenë të ndryshme, por nuk i mohehet e drejta asnjë punonjësi të policisë të konkuroheojë. Për përsonat që do të fitojnë vendet e punës
do të jenë në përputhje me ato që kërkohen nga strukturat e policisë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›