Gjykata rrëzon kërkesën e prokurorisë

Gjykata e Tiranës ka hedhur poshtë kërkesën e prokurorisë e cila kërkoi deklarimin e moskompetencës nga kjo gjykatë për çështjen e Ministrit të Jashtëm Lulëzim Basha, i akuzuar për dosjen e rrugës Durrës-Kukës-Morinë. Gjyqëtarja Fatmira Hajdari hodhi poshtë kërkesën e prokurorit Arben Kraja duke e lënë sërisht këtë çështje për gjykim në Gjykatën e Faktit. Prokurori Kraja pati kërkuar dërgimin e ceshtjes në gjykatën e lartë ndërkohë që avokati mbrojtës i ministrit kërkoi nga ana e tij të kundërtën, pra mos dërgimin e dosjes në gjykatën e lartë. Pas vendimit prokurori ka kërkuar ndryshimin e trupit gjykues që sipas tij ka dhënë vendim të njëanshëm. Për këtë çështje pritet të shprehet kjo gjykatë pas kërkesës së paraqitur nga akuza. Nga ana tjetër mësohet se edhe pas vendimit të gjyqtares hajdari prokuroria nuk do të bëjë asnjë lloj kërkesë për gjykim në gjykatën e lartë. Një fakt Iitillë është konfirmuar nga burime të sigurta pranë grupit të hetimit dhe të Gjykatës së Lartë.