E Shtunë, 31 Tetor 2026

Banda e Durrësit, shtyhet gjykimi

Avokatët e bandës së Durrësit nuk u paraqiten në sencat gjyqësore të radhës dhe kjo ka krijuar pengesë në gjykim. Sipas gjyqtarëve shtyrja e seancave gjyqësëore ccon në pezullimin e afateve të paraburgimit, për të gjithë të akuzuarit e kësaj bande.Trupi gjykues u tërheq vëmendjen avokatëve të bandës së Durrësit,që të mos bëhen pengesë për mbarëvajtjen e seacave gjyqësore. Gjatë seances së radhës, togat e zeza kanë deklaruar se mungesa e avokatëve në seancat gjyqësore nuk është e pranueshme dhe se ccështja po mbetet zvarritur vetëm për shkak të tyre. Sipas të njëjtit autoritet,nëse avokatet vazhdojnë të bëhen pengese për mbarëvajtjen e procesit gjykues, për ta do të behet një ankesë drejtuar institucioneve përkatese.Ndërkohë avokate kanë deklaruar , se pengese për seancat gjyqesore janë bërë edhe prokurorët, duke mos u paraqitur në seancat gjyqesore, dhe deri tani nuk është kërkuar asnjëherë që të merret ndonje mase ndaj tyre. Trupi gjykues duke marrë parasysh edhe kërkesen e prokurorit ka marre vendimin për shtyrejn e seances në një datë tjeter për mos paraqitje të avokateve, dhe pezullimin e afateve të paraburgimit për të gjithë të akuzuarit e bandes së Durrësit .

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›