Durres vjehrri vret me thike ish-dhendrin

Gjate oreve te pasdites se djeshme vjehrri ka vrare me thike ish-dhendrin e tij pas nje konflikti familjar. Ngjarja e rende ka ndodhur ne lagjen 18 ne Durres dhe viktime e sulmit ka mbetur Artan Roci 32 vjec. Ne vendin e ngjarjes kane shkuar forcat policore te dhe mbi bazen e hetimeve paraprake dyshohet se Halit Vatmema ka vrare dhendrin baba i tre femijeve pas nje grindjeje familjare. Shkak i zenkes mendohet se ka qene ndarja e se bijes me viktimen. Vetem pak kohe pas ngjarjes policia ka arrestuar autorin e dyshuar nderkohe qe eshte ngritur nje grup pune per hetimin e plote te vrasjes.