Durrës, vodhi 1.6 milionë lekë, arrestohet

Drejtoria e Policisë Durrës
Durrës Policia ka arrestuar një 27-vjeçar të akuzuar për vjedhje me dhunë në bashkëpunim. E.Shyti është kapur pasi ndaj tij prokuroria kishte lëshuar një urdhër arresti për një ngjarje të ndodhur në fund të muajit prill.
Shyti në bashkëpunim me dy persona të tjerë që janë arrestuar nga policia, i kanë vjedhur një shtetasi me iniciale P.K, 1.6 milionë lekë.
27-vjeçari fshihej duke u strehuar në vende të ndryshme. /M.Brunga/