E Diel, 1 Nëntor 2026

Godo: Në shtator të nisin ndryshimet për Kodin

Shtatori është një afat që nuk duhet kapërcyer, sipas republikanëve për të nisur ndryshimet në kodin zgjedhor. Si penalizuesi i partive të vogla, ligji i zgjedhjeve duhet tjetërsuar patjetër, për pranverën e 2011, shprehet Sabri Godo në një intervistë për Alsat.

“Logjikisht më duket mëse e nevojshme që këto forca politike për mua duhet të jenë të pranishme në parlament. Duhet të kemi 7-8 parti që të kenë një numër 10-15 për qind të votive në Parlament dhe kjo bëhet duke korrektuar këtë Kod Elektoral që kemi në fuqi”, thotë politikani Sabri Godo.

Por ajo që është me e rëndësishme për politikanin republikan, është përfshirja e partive të vogla dhe në hartimin e kodit të ri, për të mos ia lënë si tradicionalisht reformën zgjedhore, sipas tij vullnetit të PD- PS.

“është një nevojë imediate që në shtator, me hapjen e parlamentit dhe të stinës politike duhet të niset me këtë gjë, me rishqyrtimin e Kodit dhe ligjit elektoral”, vijon Godo. Edhe më herët, kryetarët e partive të vogla kanë kërkuar që të mos përjashtohen nga ndryshimi i kodit dhe që komisioni i reformës zgjedhore të mos jetë më bipartizan.

Elona Gjylmi Azhornuar së fundi ( e diel , 08 gusht 2010 ) < I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›