E Diel, 1 Nëntor 2026

Të gjithë në plazh, Tirana bosh...

Kjo është Tirana në këto ditë të nxehta gushti... Trafiku i dendur dhe zhurma i kanë lënë vendin vapës dhe qetësisë që mbizotëron në rrugët e kryeqytetit. Banorët e saj i janë drejtuar bregdetit, rërës dhe plazhit, për tu larguar nga e përditshmja dhe për të shlodhur në rrezet e diellit. Stresi dhe trafiku tashmë janë harruar për tu rikthyer në shtator, ndërsa panorama që të ofron në këto ditë Tirana e braktisur ka emrin qetësi.....

Ashtu si dhe njerëzit, “pushime” kanë marr dhe dyqanet, shumicën e të cilëve i gjen të mbyllur...në rrugët dhe parqet e Tiranës sheh tek tuk njerëz që për një arsye apo për një tjetër nuk kanë pasur mundësi për tu larguar nga kryeqyteti. E megjithatë, nuk kanë pse të mërziten, sepse Tirana gjithnjë ka dicka për të ofruar. Larg zhurmës mbytëse të makinave, trafikut dhe popullimit të kryeqytetit, ata mund të shijojnë qetësinë që të ofrojnë parqet dhe lokalet pothuajse të zbrazëta.

Qetësinë e Tiranës në këtë të dielë gushti e shqetësojnë vetëm makinat e dasmave, ku kalimtarë të pakët që kalojnë kthejnë kokën për të parë nusen dhe makinat e zbukuruara. Sot Tirana e zhurmës nuk ekziston, kjo është Tirana në ditët e nxehta të gushtit, për tiu rikthyer më pas normalitetit në muajin e ardhshëm.

Anisa Braho < I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›