E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kukës, pushime për fëmijët në nevojë

Fëmijët në nevojë të qytetit të Kukësit, këtë vit ndryshe nga vitet e tjera, do i kalojnë pushimet verore në mënyrë të organizuar. Kjo falë bashkëpunimit të Drejtorisë Arsimore dhe Bashkisë me UNICEF-in. Të organizuar në një kamp veror, ata do marin mjaft shërbime si dhe do angazhohen nëpër aktivitete të ndryshme. Sipas drejtores së Qendrës Kulturore të Fëmijëve, ky kamp do i ndihmojë fëmijët të kalojnë këto ditë pushimesh, të mos ndjejnë vështirësitë ekonomike me të cilat përballen cdo ditë madje do ndikojë tek ta edhe në drejtim të evitimit të braktisjes së shkollës.

"Jemi stafi i qendrës kulturore të fëmijëve pasi kemi përvojë në hapjen e kampeve verore të fëmijëve, të cilët kemi organizuar këtë kamp. Risi për komunitetin për Kukësin, pasi pjesa më e madhe e fëmijëve nuk kanë mundësi që të argëtohen në pushimet verore", thotë Melita Omuri, Drejtore e QKF. Fëmijët janë ata që më së shumti e ndjejnë këtë nismë të ndërmarë. Në këtë kamp veror do përfshihen më shumë se 200 fëmijë e do zgjasë për më shumë se një muaj.

Flutura Tota < I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›