Socialistët kundër ligjit organik për presidentin
Socialistet nuk do te pranojne nje ligj organik per presidentin, vec ne rastin kur ky te jete pjese e nje pakete ndryshimesh qe rrit pavaresine e institucioneve kushtetuese. Sekretari per ceshtjet ligjore Fatmir Xhafa sqaroi propozimin e tij te bere para disa vitesh.
“Ka qene nje deklarim ne funksion te nevojes per ta respektuar dhe zbatuar Kushtetuten nga njera ane, dhe nga ana tjeter e konceptuar brenda nje reforme teresore kushtetuese, qe ne e kemi artikuluar ne ato momente, qe kishte te bente me forcimin, konsolidimin e pavaresise se organeve, misioneve kushtetuese. Jo ne funksion te qellimit te keq te kapjes se ketyre institucioneve, kjo eshte diferenca. Mendoj se eshte i turpshem gjithe ky arsyetim qe behet, eshte fare e thjeshte. Ka kaluar dy muaj nga mbarimi i mandatit te kreut te Gjykates Kushtetuese, ishin te gjitha mundesite qe keta eksperte, juriste, politikane te maxhorances te llogarisnin kohen e nevojshme qe duhet per te bere nje veprim te tille. Pse pikerisht u la dy muaj pa thene asnje fjale, pa asnje lloj reagimi u la pikerisht pasi ishte mbyllur sesioni parlamentar, jo rastesisht ne vleresimin tone”, thote Fatmir Xhafa, sekretar per ceshtjet ligjore ne PS.
Ligji organik per presidentin qe do te percaktonte qarte afatet e punes se presidentit u rikthye ne diskutim nga mazhoranca pas vonesave ne emerimin e kryetarit te gjykates kushtetuese nga kreu i shtetit. Sipas socialisteve ligji ne fjale i propozuar ne keto momente nuk do te ishte ne funksion te pavaresise se institucioneve kushtetuese.
Dorian Kodra Azhornuar së fundi ( e diel , 08 gusht 2010 )