E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nishani Pajisja dixhitale e sallave te gjyqit per nje proces transparent

E vërteta e sallave të gjyqeve në letrat e procesverbaleve, gjithmonë ka shtrembërime, pasaktësi, pretendime, ankesa dhe diskutime. Këtë situatë e kishin parasysh donatorët amerikanë të USAID-it, kur vendosen të investojnë me pajisjet dixhitale të regjistrimit audio të sallave të gjyqit në Shqipëri. Disa gjyqtarë preferojnë të mos i vënë në punë këto pajisje regjistrime. Kjo neglizhencë gjyqtarëve është e papranueshme për presidentin.

Përdorimi i këtyre aparaturave, sipas Nishanit, do të rrisë besimin tek drejtësia dhe do t’i garantohet qytetarit një proces transparent, të rregullt dhe të drejt ligjor.
Për ministrin e Drejtësisë Eduard Halimi, pajisja e sallave të gjyqit me regjistrimin audio nga USAID-i ka qenë pjesë e reformave në sistemin e Drejtësisë në vend. Ministri edhe njëherë vuri theks të veçante në emërimet e gjyqtarëve në Gjykatën e Lartë.

Gjatë fjalës së ministrit Halimi, kishte edhe nga ata të ftuar të cilët preferuan t’i kushtojnë vëmendje leximit të gazetave, siç është rasti i përfaqësuesit të Këshillit të Ministrave, i cili gjatë gjithë kohës u duk se i kushtonte vëmendje denoncimit të psikologes Jorida Rustemi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›